Kalo në përmbajtje

Lagjja Qela: pesë puse uji të hapura më 10 maj 2026

Paguar nga Familjet Qela. Ujësjellësi nuk ka ujë.

Infrastrukturë • Ujë i pijshëm • Rashan

Makineri për gërmim pusi uji në Lagjen Qela të Rashanit, me generator në terren
Makineri për gërmim në Lagjen Qela, maj 2026.
Video, 10 maj 2026.

Përmbledhje

Në Lagjen Qela të Rashanit, ujësjellësi ka arritur, por nuk jep ujë të pijshëm. Më 10 maj 2026 u hapën pesë puse uji — me vetfinancim të Familjeve Qela. Secili është mbi 50 m i thellë; gërmimi dhe tubacionet kushtojnë mbi 2.000 € për pus. Punën e bëri një kontraktor; të pesë u mbaruan të njëjtën ditë.

Këto puse nuk e zgjidhin furnizimin me ujë për të gjithë Rashanin. Ndërkohë, mbi 250 qytetarë kanë mbështetur kërkesën për rrugë dhe ujë, dhe dokumentet janë dorëzuar te Komuna e Mitrovicës. Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim zyrtar.

Summary (English)

On 10 May 2026, five private wells opened in Lagjja Qela, Rashan: family-funded, 50 m+ deep, over €2,000 per well, drilled by a contractor in one day. The public supply has no water. More than 250 residents have backed the village’s request for roads and water.