Kalo në përmbajtje

Rreth Rashanit

Një fshat me histori të pasur dhe komunitet të fortë

Gjeografia

Fshati Rashan shtrihet në jug të Shalës së Bajgorës, rreth 18 km në verilindje të Mitrovicës. Fshati ndodhet në një lartësi prej afërsisht 800 metrash mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga kodra dhe malet e bukura të Kosovës së Veriut.

Rashani ka territor të gjerë: në lindje kufizohet me fshatin Shilovicë, në veri-lindje me fshatrat Tërrstenë dhe Mazhiq, në perëndim me Kutllovcin, në jugperëndim me Cërrnushen, në jug me Smrekovnicën si dhe juglindje me fshatin Sumë.

Fshati është i rrethuar nga toponime të rëndësishme lokale si Logu, Arnica, Ara e Trollit, Kodra e Topallit, Gjyteti, Livadhi i Gatë, Kodra e Majstirit ose Manastirit, Birat e Kishës, Lazet e Kaprojve, Te rrasat, Te verrat dhe shumë të tjera.

Logu - Gjeografia e Rashanit

Demografia

Popullsia

55 familje - të gjitha të fisit Shalë e të vëllazërisë 'Maleta'

Familjet

Kërleshi, Çela, Smakolli, Sumiqi, Kaqiku, Rrudhani, Sadiku (Vojvoda), Bllata, Ibra, Shartari, Rrukeci, Osmani, Neziri, Hasani, Ademi

Origjina e emrit

Sipas prof. Hasan Kërleshi, emri 'Rashan' rrjedh nga fjala me 'ra' duke i shtuar prapashtesën 'an'

Historia

Rashan ka një histori të gjatë dhe të pasur që daton që nga kohërat e lashta. Fshati është i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe për rolin që ka luajtur në historinë e rajonit.

Gjyteti gjendet në pjesën jugperëndimorë të fshatit i cili është në formë të një kalaje, është i vendosur diku mbi 800 m lartësi mbidetare. Sipas gojëdhënave flitet për atë si i takon kohës ilire. Ka gojëdhëna se ky ka qenë një kështjellë-mburojë për rrugën e Trepçës e cila kalon atypari për në Vicianum, Vushtrri e sotme.

Gojëdhënat flasin se aty diku gjendet një vek për punimin e pëlhurës, i arit, dy presek (hambarë) me mel (drithë që ka zëvendësuar grurin), si dhe një rezervuar i ujit, ku banorët lokalë aty, shpesh kanë takuar njerëz duke kërkuar ari si dhe lira në birat e Kishës.

Falë Gjytetit në Rashan, ka gjurmë të përdorimit të infrastrukturës në kohërat e lashta, siç ishte rasti me gypin e kanalizimit që janë gjetur gjatë rregullimit të rrugës në të kaluarën, por ata gypa humbën nga regjimi i atëhershëm dhe nuk u studiuan.

Flitet se 77 nuse të reja janë takuar tek kroi, në vendin e quajtur tek xhamia e Mazhiqit. Kjo është bërë e ditur duke pyetur njëra – tjetrën se kur ke ardhur nuse, e të gjitha kishin ardhur një ditë më parë thonë banorët e Rashanit. Sipas tyre kjo dëshmon se këtu ka pasur qytetërim dhe Rashani ka qenë si pikë strategjike e rrugës Trepçë-Vushtrri.

Mëso më shumë rreth historisë

Mbiemrat dhe origjina e tyre

Rashani konsiderohet fshati ma karakteristik sa i përket mbiemrave dhe toponimeve në komunën e Mitrovicës dhe më gjerë. E tërë Mitrovica dhe Shala janë në dijeni për këtë kolorit të mbiemrave që dikush thotë se janë shqip, dikush turqisht, e dikush serbisht.

Origjina e mbiemrave

  • Kërleshi: Sipas gojëdhënave na ka mbetur nga koha e turkut, ku një prej të parëve tanë ka qenë ushtar dhe nuk i ka zbatuar urdhrat e eprorit, dikush i ka thënë se ja si është kërleshur dhe nga këto na ka mbetur ky mbiemër.
  • Çela: Na ka mbetur nga një vend në male i cili ka qenë i papyllëzuar duke e quajtur çel, por ka edhe asi gojëdhënash që thonë se është nga serbishtja, 'çello', i pari.
  • Bllata: Është mbiemër i një familje e cila këtë e ka marr në bazë të arës në të cilën edhe sot ekziston një vend i lagësht baltë-bllata.
  • Shartari: Njihen si punëtorë të mëdhenj të tokës dhe kultivues të pemëve. Këta janë marrë me shartimin e pemëve të egra në të buta dhe prej këësaj u ka mbetur mbiemri Shartari.

Toponimet lokale

  • Logu i druve: Është kodër e papyllëzuar, por aty banorët nga mali me krah kanë sjell dru dhe nga aty, ata kanë shfrytëzuar një lloj transporti.
  • Ara e trollit: Ku të parët i kanë pasur shtëpitë aty.
  • Birat e Kishës: Vend ku banorët lokalë shpesh kanë takuar njerëz duke kërkuar ari si dhe lira.
  • Kodra e Majstirit ose Manastirit: Vend i rëndësishëm historik në fshat.

Nga arkivat

"Fatkeqësisht nuk dimë shumë për këtë kolorit të mbiemrave të familjeve tona. Kur i kishim ata të vjetrit nuk i shfrytëzuam, tashti po interesohemi po konsultojmë edhe literatura ne lidhje me këtë për të mësuar për mbiemrat se kah e kanë prejardhjen."

- Fadil Çela, banor i fshatit Rashan

Komuniteti

Komuniteti i Rashanit është i njohur për unitetin dhe bashkëpunimin e tij. Banorët e fshatit kanë ruajtur traditat e vjetra dhe vazhdojnë të punojnë së bashku për të përmirësuar jetën në fshat.

Komuniteti i Rashanit është i shpërndarë në mbarë botën, por mban lidhje të forta me fshatin e tyre të lindjes. Shumë prej tyre kontribojnë në zhvillimin e fshatit përmes projekteve dhe investimeve.

Dokumentimi Video i Fshatit

Shikoni dokumentimin e plotë të fshatit Rashan nga një kanal televiziv lokal, i cili tregon jetën e përditshme, traditat dhe sfidat e komunitetit tonë.

Burimi: Dokumentim televiziv lokal për fshatin Rashan

Pyetjet e Shpeshta

Gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth fshatit Rashan

Si mund të vizitoj fshatin Rashan?

Rashani ndodhet në Mitrovicë, Kosovë. Mund të arrini me makinë nga Mitrovica qendrore në rreth 15-20 minuta. Ka transport publik dhe mund të kontaktoni komunitetin për udhëzime të detajuara.

A ka akomodim në fshat?

Po, ka disa mundësi akomodimi në fshat dhe në zonën përreth. Mund të kontaktoni komunitetin për rekomandime dhe rezervime. Gjithashtu ka mundësi për të qëndruar me familje lokale.

Cilat janë aktivitetet më të mira për të bërë në Rashan?

Mund të shikoni monumentet historike si Gjyteti dhe Xhamia, të ecni në shtigjet natyrore, të shijoni ushqimin tradicional, dhe të mësoni rreth historisë dhe kulturës së fshatit.

Si mund të kontriboj në projektet e fshatit?

Mund të kontriboni në mënyra të ndryshme: përmes donacioneve financiare, vullnetarisht, ose duke ndarë ekspertizën tuaj. Kontaktoni komunitetin për më shumë informacion.

A është i sigurt fshati për vizitorë?

Po, Rashani është një vend shumë i sigurt dhe miqësor. Komuniteti lokal është shumë i pranueshëm dhe do t'ju ndihmojë në çdo kohë. Rekomandohet të kontaktoni komunitetin para vizitës.